
Atalanta
Verën e vitit të kaluar, Juventusi bleu nga Atalanta mesfushorin Teun Koopmeiners për më shumë se 50 milionë euro. Mirëpo, bardhezinjtë kërkojnë këtë verë një tjetër lojtar të rëndësishëm të klubit bergamask.
Bëhet fjalë për Ademola Lookman që është shënjestruar nga Juventusi së fundmi. Duke parë vazhdimësinë jo të mirë të ofensivës, sulmuesi nigerian do të bënte një punë të madhe në skuadrën e Juventusit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Atalanta do të pranonte të shiste sulmuesin në Torino. Këtë sezon në 19 paraqitje në Serie A, Lookman ka realizuar 10 gola me bergamaskët.
Poll