Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ylber Ramadani në stol 90 minuta, ekipi i Serie B eliminon Leçen nga Kupa e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ylber Ramadani në stol 90 minuta, ekipi i Serie B eliminon
Ylber Ramadani

Leçe është mposhtur nga Sassuolo në sfidën e vlefshme për javën e 1/16-të të Kupës së Italisë, duke u eliminuar nga ky kompeticion. Sfida përfundoi 0-2 në favor të Sassuolos.

Si fillim ishte Muharemovic që kaloi të tijët në avantazh në minutën e 13-të. Ndërkohë, golin e dytë për Sassuolon e shënoi D’Andrea në minutën e 79-të të sfidës, duke lëshuar ‘knock-out’ Leçen.

Përsa i përket Ylber Ramadanit, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte në stol përgjatë 90 minutave të kësaj ndeshje. Ofendimet me trajnerin në sfidën e fundit të Leçes përballë Parmës, kanë bërë që ai të mos preferohet pjesë e sfidës.

Gjithashtu, në këtë ndeshje ishte një tjetër shqiptar që debutoi me fanellën e Leçes. Luis Hasa u aktivizua në minutën e 80-të të sfidës. Në krahun tjetër, Medon Berisha do të mungojë për një kohë të gjatë për arsye dëmtimi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga