Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO VIRALE/ Dzeko nuk përmbahet, ndërpret konferencën e De Rossit dhe “plasin” puthjet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO VIRALE/ Dzeko nuk përmbahet, ndërpret konferencën e De
Daniele De Rossi - Edin Dzeko

Daniele De Rossi debutoi te Genoa mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Fiorentinës. Ekipet mes tyre nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2.

Por pas këtij barazimi një tjetër detaj ka marrë vëmendjen. Në konferencën e zakonshme të trajnerëve pas ndeshjes, saktësisht të De Rossit ndodhi diçka e papritur, por shumë emocionuese dhe e bukur.

Edin Dzeko ndërpret konferencën, teksa fillimisht u kërkon falje gazetarëve për ndërprerjen. Futbollisti i Fiorentinës nuk “përmbahet” dhe nuk nguron të shkojë të përqafojë dhe puthë De Rossin. Një përshëndetje kjo mes dyshes, të cilët janë miq shumë të mirë që prej kohës kur luanin te Roma.

Vetëm për ta përshëndetur", tha Dzeko me humor, ndërsa përqafoi trajnerin e Genoas. “Shihemi më vonë”, iu përgjigj De Rossi me buzëqeshje.

“Kur hyri në fushë, mendova se do të shënonte patjetër. Emri i djalit të tij është Dani, si unë. Jemi miq të mirë, vëllezër… Isha i bindur se do të shënonte, por fatmirësisht nuk ndodhi një gjë e tillë", përfundoi timonieri i Genoas.

Poll

Lexo gjithashtu