
Sassuolo ka marrë fitoren e dytë të sezonit në Serie A, sot ndaj Udineses në shtëpi. Skuadra nga Reggio Emilia ka triumfuar me rezultatin 3-1 përballë miqve nga Udine në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit italian.
Që në fillimin e sfidës Sassuolo u gjend në epërsi të dyfishtë pas golave të Lauriente dhe Kone. Në pjesën e dytë të takimit Udinese dha “shkëndijën” e parë duke shënuar me Davis, i cili ndezi shpresat e miqve.
Por një gol i Iannonit pranë fundit të sfidës, i dha këtë fitore sot jeshilzinjve. Një paraqitje tepër e mirë nga Aro Muric sot për vendasit duke ndalur 4 goditje në kuadratin e portës. Sassuolo është ngjitur në vendin e 12-të me gjashtë pikë, ndërsa Udinese në vendin e 10-të me një pikë më shumë.
Goli i Lauriente