
Është mbyllur 2-0 derbi mes Romës dhe Lazios. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve, por në fund festuan verdhekuqtë.
Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri merr një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kuadër të javës së 19-të të kampionatit. Golat vendimtar të takimit u shënuan nga Pellegrini në minutën e 10-të dhe nga Saelemaekers në minutën e 18-të.
Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë pavarësisht rasteve të krijuara nuk prodhoi më gola të tjerë. Pas këtij triumfi Roma shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e 10-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër Lazio bën një hap fals, teksa mbetet në kutoën e 35 pikëve në vendin e 4-ë. Ky pozicion tashmë i rrezikohet nga Juventusi, me “Zonjën e Vjetër” që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Goli i Pellegrin VIDEO
Goli i Saelemaekers VIDEO