Atalanta - Inter
Interi ia doli të marrë 3 pikët në transfertën kundër Atalantës. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi i zikaltërve Lautaro Martinez, minuta e 65.
Të besuarit e Cristian Chivu dominuan gjatë gjithë ndeshjes, por nuk shënuan më shumë se 1 gol. Nga minuta e parë për bergamaskët ishte kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, i cili vinte pas dëmtimit.
Pas 16 javësh të zhvilluara në Serie A, Interi rimerr kreun dhe e mbyll vitin 2025 si kampion dimri, 1 pikë më shumë se rivalët e “përbetuar” të Milanit.
Poll
