Milani u mposht nga Torino në transfertë në ndeshjen e javës së 37-të e të parafundit të Serie A.
Kuqezinjtë u mundëm me rezultatin 3-1 me torinezët që mbyllën shpejt llogaritë duke shënuar 3 gola me autor Zapata, Ilic dhe ish-i Rodriguez. Golin e vetëm për Djallin e shënoi kapiteni i sotëm Ismael Bennacer nga 11-metërshi.
Pioli e nisi me ndryshime të shumta nga minuta e parë pasi vendi i dytë është siguruar matematikisht teksa janë në kuotën e 75 pikëve. Torino në anën tjetër është ende në garë për një vend në Conference League, por duhet të fitojnë ndeshjen e rradhës me Atalantan dhe Fiorentina të humbasë me Cagliarin e Atalantan.
GOLAT:
Poll