Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Mes polemikave për një korne “fantazmë”, Inter merr hak ndaj Fiorentinës 4 ditë pas turpërimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mes polemikave për një korne “fantazmë”, Inter
Pamje nga momenti i polemikave / Inter - Fiorentina

Inter ka triumfuar në shtëpi përballë Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Serie A. Pasi u mposht 3-0 në ndeshjen e prapambetur, mbrëmjen e sotme zikaltrit fituan me rezultatin 2-1.

Goli i parë erdhi pas polemikave të shumta, për një goditje këndi që në fakt nuk ishte. Nga pamjet dukej qartë që topi kishte kaluar vijën para se lojtari i Fiorentinës ta prekte atë.

Megjithatë, pikërisht nga ajo goditje këndi erdhi goli i parë i Inter. Më saktë ishte një autogol nga Pogracic, që i dha avantazhin “djemve” të Simone Inzaghit. Në minutën e 44-të, Mandragora barazoi për Fiorentinën falë një penalltia. Por ishte Arnauovic i cili “vulosi” rezultatin 2-1 në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 54 pikëve dhe mbetet në vendin e dytë, 1 pikë larg Napolit kryesues. Në krahun tjetër, me 42 pikë të grumbulluara, klubi vjollcë mban vendin e 6-të.

Goli i parë i Inter

Goli i dytë i Inter

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga