
Fiorentina i ka dhënë leksion Interit në “Artemio Franchi” duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. “Violët” arritën të fitojnë takimin e lënë përgjysëm në minutën e 17-të pas rënies në fushë pa ndjenja nga Edoardo Bove dy muaj më parë.
Pjesa e parë e kësaj sfidë që nisi po në atë minutë që u ndërpre përfundoi në barazim pa gola mes të dyja skuadrave. Në pjesën e dytë ishte Ranieri që kaloi në avantazh toskanët duke çuar në peshë dhe stadiumin e tyre. Ndërsa firmën e dy golave të tjerë e mban Moise Kean që ndëshkoi zikaltrit me dopietë.
Një fitore kjo që gëzon shumë Napolin që kryeson tashmë kampionatin italian me tre pikë më shumë se Interi. Nga ana tjetër, Fiorentina falë tre pikëve të sotme ngjitet në vendin e katërt të Championsit duke parakaluar Lazion dhe Juventusin në renditje.
Goli i Moise Kean