Mund të tingëllojë e çuditshme në bazë të historisë dhe trofeve, por Como shkatërroi në kuptimin e plotë të fjalës skuadrën e Torinos 5 – 1.
Një arsyeje më shumë që kjo disfatë “dhemb” është rezultati i prodhuar brenda në Torino, përballë tifozerisë së vetë, madje ndaj një kundërshtari që ka pak kohë që është ngjitur në elitën e futbollit italian.
Edhe pse mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani ishte në fushë për 90 minuta, nuk pati asnjë efekt në “minimizimin” e këtyre “dëmeve” në rezultat. Golin e vetëm te ekipi i Marco Baronit erdhi prej Vlasic (45+2’).
Te skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas e gjetën rrugën e rrjetës Addai (dopietë), Ramon, Paz dhe Baturina. Torino ka 4 ndeshje që nuk e njeh fitore, një “mini krizë”, e cila mund të thellohet. Me këtë fitore, Como ka parakaluar Juventusin në renditje, 21 pikë pas 12 javësh, e përkthyer me pozicionin e 6-të në tabelë.
