
"Çmenduri" prej 8 golash për të marrë vetëm një pikë.
Kështu mund të cilësohet numër 252 i “Derbit të Italisë” mes Interit dhe Juventusit përfunduar në barazim spektakolar me shifrat 4-4. Që do të ishte një supersfidë u pa që ën minutat e para të lojës.
Zielinski me penallti zhbllokoi shifrat, teksa Juventus reagoi me anë të Vlahovic e Weah për të përmbysur gjithçka.
Gjithsesi, skuadra e Simone Inzaghi shënoi sërish, madje dy herë, me anë të Mkhitaryan e Zielinski për të shkuar në dhomat e zhveshjeve me avantazhin 3-2.
Në të dytën, Dumfries shënoi për 4-2, teksa aktivizimi i Yildiz nga stoli rezultoi “karta” fituese e Thiago Motës. Turku shënoi dy herë brenda pak minutave për t’i dhuruar një pikë me tepër peshë Juventusit.
Me këtë barazim Inter qëndroi në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, ndjekur nga torinezët me një më pak në të tretin. Ndërkaq, kreu mbahet nga Napoli me 22 pikë.
Goli i Yildiz
Goli i Yildiz
Goli i Zielinski
Goli i Mikitarian
Goli i Weah
Goli i Vlahovic
Goli i Zielinski