Matheus Cunha
Manchester United ka triumfuar në transfertë përballë Chelsea-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm për “Djajtë e Kuq” dhe të vetmin e sfidës, e shënoi Matheus Cunha. Sulmuesi brazilian e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të, falë një asisti të marrë nga Bruno Fernandes.
Kështu, Man United konsolidon pozitat në zonën Champions, duke shkuar në kuotën e 58 pikëve në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 48 pikë, Chelsea renditet i 6-ti, duke rrezikuar zonën evropiane.
Goli i Cunha (Chelsea 0-1 Man Utd)
Poll
