Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Çudia nga Juventus, “Zonja e Vjetër” kërkon në ekip sulmuesin e... “vjetër”

Shkruar nga NEWSPORT
Çudia nga Juventus, “Zonja e Vjetër” kërkon në
Mario Mandzukic, Giorgio Chiellini & Edin Dzeko (Juventus - Roma)

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi me eksperiencë. Duke parë vështirësinë për të shënuar me lojtarët “9-sha” që ka në ofensivë, si Dusan Vlahovic dhe Jonathan David, kërkon një tjetër lojtar.

Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë çuditur me dëshirën për këtë merkato. Bëhet fjalë për Edin Dezko, një lojtar me eksperiencë, por që është në perëndim, pasi do të mbushë plot 40 vjeç në muajin mars.

Plani i ekipit torinez është që të transferojnë boshnjakun, të paktën deri në verë, kur mundësitë janë më të mëdha për të transferuar lojtarë me kualitet. Kujtojmë se Dzeko luan momentalisht me Fiorentën dhe këtë sezon ka shënuar 2 gola.

Megjithatë, eksperienca nuk i mungon 39-vjeçarit, pasi në të shkuarën ka luajtur me ekipe si Wolfsburg, Manchester City, Roma, Inter dhe Fenerbahce.

Poll

Lexo gjithashtu