Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tudor debuton sot në stolin e Juventusit, formacioni i mundshëm i bardhezinjve përballë Genoas

Shkruar nga NEWSPORT
Tudor debuton sot në stolin e Juventusit, formacioni i mundshëm i
Igor Tudor

Juventusi do të rikthehet në fushë pas dy humbjeve të hidhura të njëpasnjëshme ndaj Atalantës dhe Fiorentinës. Disfata që rezultuan deri në shkarkimin e trajnerit të bardhezinjve, Thiago Motta.

Detyrën e teknikut të “zonjës së vjetër” e ka marrë Igor Tudor deri në fund të sezonit, i cili debuton sot në stol. Juventusi pret në orën 18:00 skuadrën e Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.

Ekipi bardhezi pritet të dalë me një formacion ndryshe sonte nga ai i Thiago Mottës. Bëhet fjalë për një 3-4-2-1, që pritet të nisë aventurën Tudor në stolin e Juventusit.

Në portë do të jetë Di Gregorio, ndërsa treshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Kelly, Kalulu dhe Gatti. Në qendër të mesfushës pritet të startojnë Locatelli dhe Thuram, ndërsa në krahët e mesfushës Mckennie dhe Nico Gonzalez. Përpara do të jetë Kenan Yildiz dhe Teun Koopmeiners, në mbështetje të sulmuesit kryesor, Dusan Vlahovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga