
Foto ilustruese
Tashmë gjithçka është zyrtare, Brescia ka rënë nga Serie B në Serie C. Problemet me pagat dhe kontributet e muajit shkurt, sollën që klubit italian t’i hiqeshin 4 pikë.
Pasi këto pikë iu zbritën, Brescia ra në zonën e ftohtë të renditjes, duke bërë që të shkonte direkt një kategori më poshtë. Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi edhe presidenti i klubit Massimo Celino është pezulluar me 6 muaj.
Ndërkohë që nga kjo situatë kanë përfunduar dy skuadra. Frosinone siguron kështu mbijetesën, pasi Brescias iu hoqën pikë. Ndërsa Sampdoria që kishte rënë ka edhe një shans tjetër në duelin përballë Salernitanës.
Poll