Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Transferimi më i mirë në Itali”, Cassano elozhe Zhegrovës: Lojtar me personalitet, do të bëjë gjëra të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
“Transferimi më i mirë në Itali”, Cassano elozhe
Antonio Cassano - Edon Zhegrova

Edon Zhegrova u transferua së fundmi te Juventus, me të cilët firmosi kontratë 5-vjeçare. Ndërkohë që për shërbimet e tij klubi torinez shpenzoi 25 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Ndërkohë që për këtë transferim ka folur edhe ish-futbollisti italian, Antonio Cassano. Ai njihet shpesh për kritikat e tij të “kripura”, por këtë herë nuk ka kursyer elozhet për sulmuesin e Kosovës.

"Transferimi më i mirë në tregun e merkatos në Itali sipas mendimit tim, është Edon Zhegrova te Juventusi. Ai është një lojtar me personalitet, i cili më pëlqen shumë. Ai ka cilësi dhe mendoj se do të bëjë gjëra të mëdha”, ishin fjalët e Cassanos.

 

Poll

Lexo gjithashtu