Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tjetër barazim për Juventusin, Allegri: Tmerr, doja ti zëvendësojë të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër barazim për Juventusin, Allegri: Tmerr, doja ti
Massimiliano Allegri

Juventusi për të dytën ndeshje rresht nuk ia del të triumfojë, teka edhe mbrëmjen e djeshme u ndal në barazim nga Cagliari. Sfida përfundoi 2-2 dhe Missimiliano Allegri ishte shumë i zhgënjyer nga të tijtë.

“Zonja e Vjetër” vetëm në pjesën e parë pësoi 2 gola, duke mundur të reagojnë vetëm në pjesën e dytë. Pas sfidës Allegri theksoi se 45-minutëshi i parë ishte një tmerr dhe se dëshironte t’i zëvendësonte të gjithë lojtarët.

"Pjesa e parë ishte për t’u harruar. Ata na kapën 7 herë në kundërsulme. Nuk e kultuam ndeshjen, gabum gjithçka në 45 minutat e para.

Nuk fituam asnjë duel! Cagliari vrapoi më shumë se ne. Në pjesën e dytë ata ranë, ndërsa ne u përmirësuam në aspektin teknik.

Djemtë u treguan të aftë më pas, por ndikoi edhe lodhja e Cagliarit. Që nuk po na mbyste më me presingun lart“, u shpreh tekniku i Juventusit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga