
Marcus Thuram
Natës fantastike të Interit dje ndaj Atalantës duke triumfuar me rezultatin n2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, duket se ia ka prishur magjinë sulmuesi i zikaltërve Marcus Thuram.
Djaloshi francez ndjeu në pjesën e parë të sfidës një shqetësim dhe në pjesën e dytë i la vendin Mehdi Taremit. Trajneri Simone Inzaghi nuk e ka ende të sigurt nëse Thuram do të jetë i gatshëm për në finale ndaj Juventusit ose Milanit.
Sipas mediave italiane, shkalla e dëmtimit të 27-vjeçarit do të përcaktohet sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes. Në rast se Thuram nuk ia del të jetë në finale, Interi do të detyrohet të vazhdojë me Taremin, Arnautovic ose Correa.
Poll