Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tek Interi "thyhet" rekordi i çmuar, "bomberi" zikaltër shkruan historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Tek Interi "thyhet" rekordi i çmuar, "bomberi"
Inter

Tek radhët e Interit, “bomberi” kryesor i skuadrës dhe ai tek i cili janë të gjithë sytë mbetet Lautaro Martinez. Argjentinasi nuk zhgënjen edhe pse pati një nisje ters të sezonit, pas ardhjes nga Copa America, por tani ka thyer një rekord individual shumë të rëndësishëm në radhët e “Zikaltërve”.

“El Toro” siç ja kanë ngjitur pseudonimin ka arritur të bëhet Top-Golashënuesi në historinë meravilioze të klubit nga Milano. Kjo sa i përket lojtarëve joitalianë që janë aktivizuar me klubin interist. Pra, bashkëkombasi i “yllit” Messi ka arritur koutën e 134 golave, një shifër e merituar për shkak të sforcimeve që ka dhënë futbollisti i “Albiceleste”.

Martinez nuk ka munguar në ndeshje derbi apo në Champions, duke qenë protagonist i takimeve decizive të Interit përgjatë këtyre viteve. Lojtari fitues i Kupës së Botës ka krijuar partneritet me shumë sulmuesa si Dzeko, Lukaku e Thuram tanimë.

Goleadori i Interit këtë rekord që lë gjurmë në librat e historisë së ekipit italian e arriti fal golit në ndeshjen kundër Empolit, ku shkëlqeu me 1 gol+1 asist. Ndaj toskanëve të Ismajlit, Lau u tregua preciz dhe konfirmoi se për tifozët e Inter Milano ai ngelet një idhull në kapitujt e klubit edhe nëse largohet 1 ditë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga