Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Të “marrosur” për Zhegrovën, Juventusi i tregon “derën” lojtarit serb për të transferuar shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
Të “marrosur” për Zhegrovën, Juventusi i tregon
Edon Zhegrova

Juventusi këtë sezon do të bërë ndryshime “rrënjësore” në ekip. Do të ketë largime, por edhe afrime për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Edon Zhegrova është në listën e drejtuesve për merkaton e verës. Talenti i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen me Lillen në Ligue 1, duke zgjuar kështu interesin e disa ekipeve. Sipas mediave italine që të realizohet ky operacion, “Zonja e Vjetër” do të heqë dorë nga lojtari serb.

Kështu me largimin e Filip Kosticit do të krijohej mundësia për Zhegrovën, me bardhezinjtë që shpresojnë ta blejnë për 15 milionë euro.  Siç dihet prej kohësh bisedimet mes klubeve kanë bvazhduar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.

Kujtojmë se 25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Lillen deri në qershor të vitit 2026. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 12 gola dhe të dhurojë 9 asiste në 45 ndeshje të zhvilluara me Lille në të gjitha kompeticionet.

Të “marrosur” për Zhegrovën, Juventusi i tregon
Filip Kostic

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga