Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Të luaj me Vlahovic? Po, është e mundur”, Jonathan David: Do të jap gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
“Të luaj me Vlahovic? Po, është e mundur”, Jonathan
Jonathan David

Jonathan David ishte një ndër transferimet më të bujshme të Juventusit në merkaton e verës. Sulmuesi kanadez u bashkua me bardhezinjtë dhe në kampin torinez ka pritshmëri të lartë ndaj tij.

Në një intervistë për “Sportmediaset”, David ka treguar për fillimin e tij në Juventus.

“Është gjithmonë e rëndësishme për një sulmues të debutojë duke shënuar, por qëllimi është fitorja. Do përpiqem të shënoj sa më shumë të jetë e mundur. Nëse arrij 25 gola, do jem i lumtur. Nëse jo, mos u shqetësoni, do të jap gjithçka.

Në sulm bashkë me Vlahovic? Po, mendoj se është e mundur. Atë e vendos trajneri, por unë nuk do të kisha asnjë problem të luaja me të.

Përballja kundër Interit? Është një ndeshje shumë e rëndësishme për sezonin dhe për tifozët. Do të përpiqemi të përgatitemi për ndeshjen sa më mirë të mundemi”, u shpreh David.

Poll

Lexo gjithashtu