Asllani dhe Calhanoglu
Hakan Calhanoglu po mendon seriozisht largimin nga Inter, madje të largohet edhe nga Italia. Sipas “Transfermarkt”, Galatasaray i është “qepur” keq nga mbrapa mesfushorit turk.
Ky i fundit s’do ta refuzonte një rikthim në vendlindje, marrës shkas këtu edhe dëshirën e familjes. Megjithatë, 31-vjeçari është në mëdyshje, pasi mendon se mund të japë akoma më shumë në Champions League me Inter.
Tashmë pritet të shihet lëvizja tjetër e klubit nga Stambolli, Galatasaray. Kujtojmë se këtë sezon, Calhanoglu ka bërë mjaft mirë, duke shënuar 8 gola e asistuar në 4 të tjerë.
Poll
