Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shënoi golin e fitores ndaj Milanit, Lookman besimplotë: Tifozët le të ëndërrojnë për titullin, ne vazhdojmë punën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e fitores ndaj Milanit, Lookman besimplotë: Tifozët
Ademola Lookman

Atalanta ka fituar përballë Milanit në supersfidën e javës së 15-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të bergamaskëve. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit të fitores për Atalantës, Ademola Lookman.

“Ne fituam kundër një ekipi të fortë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë fitore të rëndësishme. Është një fitore mjaft e rëndësishme për kampionatin, duke qenë se Milani është një ekip i madh.

Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu. Ne besojmë në punën tonë. Është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë titullin kampion, por ajo që ne duhet të bëjmë, është që të vazhdojmë punën”, është shprehur Lookman pas sfidës.

Kujtojmë që me këtë fitore, Atalanta ka marrë kreun e Serie A. Bergamaskët ngjiten në vendin e parë dhe shkojnë në kuotën 34 pikëve, 2 më shumë e Napoli, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga