Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Serie A/ Nuk ka fitues në “derbin” e shqiptarëve, paqe mes Hysajt dhe Asllanit

Shkruar nga NEWSPORT
Serie A/ Nuk ka fitues në “derbin” e shqiptarëve, paqe mes
Kristjan Asllani

Lazio dhe Torino kanë barazuar, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës, përfundoi me shifrat 3-3.

Për ekipin e Lazios shënoi dy herë Cancellieri, ndërkohë që golin e 3-të e shënoi Cataldi. Në krahun tjetër Torino gjeti rrugën e rrjetës me Simeone, Adams dhe Coco.

Vlen të theksohet se Kristjan Asllani ishte titullar te Torino, ndërsa Hysaj po ashtu e nisi nga minuta e parë tek lacialët.

Pas këtij dueli, Lazio shkon në kuotën e 7 pikëve duke mbajtur vendin e 13-të. Në krahun tjetër me vetëm 5 pikë të grumbulluara, skuadra torineze mbetet në vendin e 16-të.

Poll

Lexo gjithashtu