Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Roma nuk e harron pavarësisht se zgjodhi Fiorentinën, mesazh përkrahjeje për mesfushorin që ra pa ndjenja në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Roma nuk e harron pavarësisht se zgjodhi Fiorentinën, mesazh
Roma, Bove

Mesfushori Edoardo Bove humbi ndjenjat ditën e djeshme në ndeshjen Fiorentina-Inter dhe kjo shokoi botën e sportit. Për futbollistin e klubit vjollcë ka reaguar dhe ish-klubi i tij.

Bove ka kaluar një kohë tek Roma dhe ekipi roman nuk kishte si të mos jepte ragimin e saj në lidhje me situatën e panikut që kaploi Italinë. Klubi kryeqytetas ka shprehur mbështetjen për lojtarin dhe ka kujtuar kohën kur ai ishte pjeë e Romës. Skuadra italiane thotë se së bashku mund t’ia dalim dhe se Edo mund të mbështetet tek ne.

Dihet që AS Roma është një klub i lidhur me tifozët e saj, por edhe me lojtarët shumë. Të dyja palët përkrahin njëra-tjetrën dhe nuk e harrojnë kurrë. Këtë mesazh ka përcuar dhe vetë klubi në rrjetet sociale duke theksuar se: Njëri prej nesh, Ne jemi të gjithë me ty!

Një mesazh i bukur solidarizimi që bashkon futbollin dhe nuk e përçan, pavarësisht se lojtari zgjodhi të largohej për një nga rivalët si Fiorentina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga