
Goditja e fundit e Romës në merkaton e janarit është Devyne Rensch. Mbrojtësi holandez u largua nga Ajaxi për t’u transferuar në kryeqytetin italian për shifrën e 5 milionë eurove.
Për mbrojtësin 22-vjeçar, transferimi në Romë ishte një ëndërr, gjë që e konfirmoi dhe vetë në konferencën e parë për shtyp. “Roma dhe Serie A kanë qenë gjithmonë një ëndërr për mua dhe familjen time. Që në herën e parë që ata më thirrën mua, menjëherë mendova se duhet të vija këtu, nuk kishte nevojë as për diskutim.
Roma është një klub i madh dhe më jep energji pozitive, më pëlqen gjithçka, madje edhe ngjyrat janë shumë të bukura siç është qyteti.”
Claudio Ranieri? “Mendoj se mund të më ndihmojë shumë. Ai ka gjithçka për të më ndihmuar, kjo është një tjetër arsye pse zgjodha të vij këtu. Jam një mbrojtës që luaj në të dyja krahët, më pëlqen të sulmoj, të shënoj dhe të asistoj.”, shprehet Rensch.