Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rasti i Bove "zbardh" ngjarje të tjera, flet mjeku i Lazios: Igli Tare e dëshironte, por unë e pengova!

Shkruar nga NEWSPORT
Rasti i Bove "zbardh" ngjarje të tjera, flet mjeku i Lazios: Igli
ILUSTRIM - Ivo Pulcini / Fiorentina - Inter / Igli Tare

Rasti i Edoardo Bove, mesfushorit 22-vjeçar të Fiorentinës që ra pa ndjenja në fushën e lojës, është kthyer në temë të nxehtë diskutimi. Së fundmi ka folur drejtori mjekësor i Lazios, Ivo Pulcini.

Ky i fundit tregon një rast të vitit 2019, kur një lojtar që ishte i shumëdëshiruar nga Igli Tare, është refuzuar. Pikërisht personi që e ka refuzuar ka qeneë Ivo Pulcini. Drejtori mjekësor i Lazios thotë që lojtari luan aktualisht në Serie A edhe pse është në kondicione jo të duhura shëndetësore.

Ai ngre dhe problemin e moskontrollimit dhe injorimit të shumë rasteve si ai i Bove. Duke folur për “Il Messaggero”, Pulcini ka treguar edhe situatën me të cilën është rastisur në vitin 2019.

"Në vitin 2019 vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, i cili tani është i njohur dhe luan në këtë edicion në Serie A, por nuk e konsiderova të përshtatshëm për të luajtur futboll”, tha Pulcini për Il Messaggero.

"Një krizë të papritur epileptike nëse nuk do të kishte pasur më parë në të kaluarën. Ky problem, me një specialist dhe një procedurë të saktë, mund të mbahej lehtësisht nën kontroll. Nëse do të zbuloheshin aritmi, do duheshin vlerësuar me teste të ndryshme, ergometër ciklik, elektrokardiogramë dhe CT koronare, rezonancë magnetike kardiake"", është shprehur më tej drejtori mjekësor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga