Fiorentina dhe Inter nisën normalisht sfidën mes tyre në orën 18:00. Por gjithçka u ndërpre kur mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove ra pa ndjenja në fushën e lojës, krejt papritur.
Kjo krijoj panik dhe tmerr tek të gjithë, teksa mjekët ndërhynë menjëherë. 22-vjeçari ra pa ndjenja dhe kjo krijoi një situatë të rëndë në fushën e lojës. Arbitri vendosi të ndërpriste menjëherë ndeshjen.
Ende nuk dihet gjendja e futbollistit që u sëmur papritur në fushën e lojës. Ai është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit. Sipas mediave italiane, ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit do të shtyhet.
Galeria fotografike ()
Poll