
Milan do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Leçes ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Via del Mare”, nis në orën 18:00.
Tek kuqezinjtë vazhdojnë probleme edhe përsa i përket mungesave. Ruben Loftus-Cheek dhe Emerson Royal nuk janë ende të gatshëm. Mesfushori anglez ishte parashikuar të rikthehej dy javë më parë, por puna me fizioterapistët nuk ka ecur siç duhet.
Përsa i përket Emerson, mbrojtësi brazilian po stërvitet në palestër, por ende për t’u bashkuar me ekipin. Ndërkohë i treti, Alessandro Florenzi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, por s’do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Leçen.
Gjithçka mbetet përsëri në dorën e Sergio Conceicao, i cili përsëri do të ketë probleme në zgjedhjet e tij, pasi organika vazhdon të jetë e cunguar.