
Charles De Ketelaere pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Atalantas me të drejta të plota. Belgu u huazua nga Milani verën e fundit për një marrëveshje me 3 milionë huazim dhe 23 të tjera për blerjen finale.
Fantazisti shkëlqeu me fanellën zikaltër këtë sezon duke shënuar 11 gola dhe 8 asiste në të gjitha garat këtë sezon. Milani e bleu nga Club Brugge për 32 milionë para dy vitesh, por viti i tij i parë në Milano nuk shkoi aspak siç pritej teksa nuk gjeti asnjëherë golin.
Atalanat fillimisht kërkoi një ulje çmimi, por u refuzua kategorikisht nga kuqezintjë të cilët do të dilnin me humbje në bilancin e Fair Play Financiar nëse e shesin për më pak se kaq. Milani gjithashtu do të ruajë edhe 10% të kartonit në shitjen e ardhshme të lojtarit.