Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk mjaftoi eliminimi në Superkupë, trajneri i Milanit merr “goditjen” e radhës (GJOBA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjaftoi eliminimi në Superkupë, trajneri i Milanit merr
Massimiliano Allegri

Gjysmëfinalja e parë e SuperKupës së Italisë, e cila ishte një përballje mes Napolit dhe Milanit, u mbyll me triumfin 2-0, të skuadrës së Antonio Conto-s. Një fitore kjo që u pasua dhe me ''rrëmujë'' dhe ankesë zyrtare nga napolitanët për sjelljen jo etike të trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri ndaj ndihmësit të Contes, Gabriele Oriali.

Menjëherë pas deklaratës zyrtare të Napolit ku theksohej se si skuadra nuk toleron qasjen agresive të Allegrit ndaj Orieles, ka ardhur dhe vendimi i marrë për trajnerin e ''kuqezinjve''.

Sipas medias “TuttoJuve” trajneri i Milanit nuk është pezulluar por do të duhet të paguajë vetëm një gjobë prej 10,000 eurosh. Arsyeja e gjobës është e qartë dhe lidhet me sjelljen joetike dhe aspak të denjë të tij.

Gjatë pjesës së dytë, ai veproi në mënyrë provokuese ndaj një zyrtari të ekipit kundërshtar, të cilit i drejtoi vazhdimisht vërejtje fyese.



Poll

Lexo gjithashtu