
Në prag të sfidës me Interin, Edon Zhegrova ka bërë prezantimin e tij për mediat si lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë e bëri të zgjidhte bardhezinjtë, duke mos harruar gjithashtu dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
A do t’ia dhuroni fanellën tuaj kryeministrit të Shqipërisë?
Patjetër, dhe i jam shumë mirënjohës Edi Ramës. Unë përfaqësoj të gjithë shqiptarët.
Kalimi yt te Juventusi?
Jam shumë i kënaqur me këto ditë të para dhe jam mirëpritur nga të gjithë. Klubi më bindi të bashkohesha me ta. Gjithmonë kam dashur të bashkohem me një skuadër të madhe. E njoh mirë Jonathan David dhe cilësia e tij gjithashtu më bëri të zgjedh Juventusin.
A do të luaj kundër Interit?
Fola me trajnerin dhe nuk do të luaj ende sepse më duhet të punoj. Do të mbështes ekipin në këtë takim.”, u shpreh Zhegrova.