
Francisco Conceicao
Pas asaj disfate befasuese dje në mbrëmje ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Superkupës, Juventusi ka dhe një problem tjetër serioz që ndodhi pak para se takimi i djeshëm të startonte.
Bëhet fjalë për djaloshin Francisco Conceicao që ishte planifikuar si startues, por një problem në nxejmje përpara ndeshjes bëri që 21-vjeçari portugez t’i linte vendin Kenan Yildizit.
Sipas mediave italiane, pas pak orësh do të bëhet e ditur dhe shkalla e dëmtimit që Conceicao pësoi dje në nxemje. Portugezi mezi e priti takimin ndaj Milanit për shkak se i ati debutonte në stolin e kuqezinjve, por lëndimi nuk e lejoi.
Poll