Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një mbrojtës nuk mjafton në janar, Juventusi “shënjestron” yllin e mesfushës së Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Një mbrojtës nuk mjafton në janar, Juventusi
Italia

Në mbrëmjen e djeshme ku Juventusi mposhti Cagliarin me shifrat 4-0, drejtori sportiv i bardhezinjve Cristiano Giuntoli dha një deklaratë për mediat përsa i përket merkatos së janarit.

“Sa goditje do të bëni në janar në mbrojtje? Le të themi një” – u shpreh Giuntoli. Me dëmtimet e Bremer dhe Cabal që kanë mbyllur sezonin, Juventusi duhet të afrojë me patjetër një mbrojtës në janar.

Megjithatë jo vetëm reparti difensiv, por te “zonja e vjetër” duan të afrojnë tashmë dhe një mesfushor. Bëhet fjalë për Sandro Tonali që po përfiltet të largohet nga Newcastle për t’u rikthyer në Serie A.

Juventusi është një opsion konkret për mesfushorin italian, por shifra e lartë prej 55 milionë euro që kërkojnë anglezët mund të jetë pak problem për bardhezinjtë.

Një variant i klubit italian është të shesë Fagiolin 25-30 milionë euro. Por për të arritur te Tonali, Juventusi do ishte i gatshëm të sakrifikojë dhe yllin Kenan Yildiz për një ofertë prej 35-40 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga