
Emerson Royal
Milani është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, për shkak se Davide Calabria ka patur rënie të ndjeshme në sezonet e fundit. Kuqezinjtë nisën bisedimet me Emerson Royal, por gjithçka ka ngecur.
Edhe pse klubi italian dhe mbrojtësi brazilian ranë dakord për një kontratë 5 vjeçare dhe pagë 3 milionë euro në sezon, Tottenham po bëhet pengesë. “Spurs”, të cilët zotërojnë edhe kartonin e Emerson Royal, kërkojnë 25 milionë euro.
Në krahun tjetër, Milani nuk pranon që të paguajë një shifër të tillë për 25 vjeçarin. Bisedimet momentalisht janë lënë pezull, teksa pritet të shihet ç’do të ndodhë në ditët në vijim.
Poll