
Në orën 18:00 në Itali do të luhet derbi mes Interit dhe Juventusit. Sfidë mjaft e rëndësishme që do të zhvillohet në “San Siro” dhe është i vlefshëm për javën e 9-të të kampionatit.
Një duel që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve, teksa vihen përballë njëra-tjetrës 2 skuadrat që kanë bërë historinë në futbollin italian. Një sfidë e luftuar pritet të jetë në “San Siro” jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit.
Kjo pasi 1 pikë i ndan dy ekipet në klasifikim, me zikaltëritit e Simone Inzaghit që ndodhen në vendin e 2-të me 17 pikë, ndërsa “Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e 3-të. Në këtë përballje me interes pritet nëse Inzaghi do të fusë titullar Kristjan Asllanin në mesfushë apo jo.