
Të mos shënon as edhe një gol në 8 ndeshje, nuk i shkon aspak një sulmuesi “gjakftohtë” siç është Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit ka folur në një intervistë për mediat rreth gjendjes së tij dhe çfarë pritshmërishë ka me ekipin e tij.
“Unë jam një sulmues dhe jetoj për të shënuar, por ju duhet të analizoni dhe ndeshjet që zhvillohen. Unë po luaj pak më larg zonës së sulmuesit kryesor, sepse më pëlqen ta udhëheq ekipin përpara. Ndihem mirë për këtë, në mënyrën time të luajturit, Thuram u zgjerua vitin e kaluar dhe tashmë është radha e tij për të shënuar.
Këtë sezon më duhej të kthehesha më herët me Interin sepse Taremi u dëmtua dhe pata disa vështirësi pas Kupës së Amerikës”
Titullin kampion apo finalen e Champions League? – “Unë dua gjithçka, kur fillon të fitosh, nuk dëshiron të ndalesh sepse e di sa bukur është të shpërblehesh. Pasi fitova dhe Kupën e Amerikës mendova se nuk më ka mbetur asgjë tjetër për të fituar
Ndonjëherë ndihem i nënvlerësuar, por mendoj se kam pasur një vit të rëndësishëm. Trofetë me ekipin kanë një peshë tjetër”, u shpreh Lautaro.