Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës tronditi ITALINË, merret vendimi për ndeshjet e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e presidentit të Fiorentinës tronditi ITALINË,
Bologna - Fiorentina

Bologna do të përballet nesër me Fiorentinën, në orën 15:00. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 21-të të Seria A. Ndërsa sot futbolli italian u "zgjua" nga një lajm i hidhur, pasi ka ndërruar jetë presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso.  

Në axhendën e Serisë A, sfida është planifikuar të luhet nesër dhe i tillë do të vijojë programi. Sipas “La Gazetta dello Sport”, skuadra e Fiorentinës pas ngjarjes së dhimbshme, nuk ka kërkuar shtyrje për duelin që i pret.

Megjithatë në nder të presidentit Commisso, të gjithë do të mbajnë 1 minutë heshtje në fillim të ndeshjes për të vazhduar më pas rregullisht me përballjen. Duke përfshirë këtu që gjesti i nderimit do të bëhet nga të gjitha skuadrat të cila do të luajnë edhe në stadiumet e tjera sipas axhendës së kampionatit italian.  

Edhe dueli mes Fiorentinës e Genoas në kampionatin e femrave do të luhet gjithashtu sot në orën 15:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu