Futbolli italian ditën e sotme është në zi. Kjo pasi është ndarë nga jeta presidenti i një prej klubeve të Serie A.
Ka ndërruar jetë presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso. Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje prapa.
"Me dhimbje dhe trishtim të madh, familja Commisso, së bashku me gruan e tij Catherine, fëmijët Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat Italia dhe Raffaelina, njoftojnë ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso”, shkruan në faqen zyrtare të Fiorentinës.
Vlen të theksohet se Commisso u bë president i Fiorentinës në vitin 2019 dhe që prej asj kohe ka udhëhequr këtë ekip në kampionatin italian dhe në garat europiane. Nën udhëheqjen e tij, Fiorentina arriti dy finale të Ligës së Konferencës dhe një finale të Kupës së Italisë
View this post on Instagram
