Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mori rolin e drejtorit sportiv te Milan, Igli Tare thotë fjalët e para: Krenari dhe përgjegjësi e madhe, i falenderoj për besimin

Shkruar nga NEWSPORT
Mori rolin e drejtorit sportiv te Milan, Igli Tare thotë fjalët e
Igli Tare

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas disa muajsh negociata, Igli Tare është prezantuar si drejtori i ri sportiv nga klubi i Milan, që i besojnë shqiptarit një post shumë të rëndësishëm. Menjëherë pas zyrtarizimit, shqiptari ka thënë fjalët e para si "Djall".

“Të bëhesh pjesë e një klubi si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të arritur sukses. Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në majë të futbollit italian dhe europian”, u shpreh Igli Tare.

Kujtojmë se Tare ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që paga e 51-vjeçarit do të jetë rreth 800 mijë euro në vit, por që mund të rritet falë punës që shqiptari do të bëjë në klub.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga