Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Më vjen keq që gabova në ekzekutim", mesfushori turk i dëshpëruar për penalltinë: Herët a vonë do të humbisja 1

Shkruar nga NEWSPORT
"Më vjen keq që gabova në ekzekutim", mesfushori turk i
Hakan Calhanoglu

Interi barazoi kundër Napolit sot dhe padyshim protagonisti kryesor i klubit nga Milano ishte Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk realizoi barazimin me një kryegol, por njëherazi shpërdoroi shanset e ekipit për të fituar takimin dhe për të qenë lider në Serie A. Lojtari i kombëtares turke humbi penalti, i pari në ligën italiane duke “thyer” hegjemoninë absolute në ekzekutim.

“E dominuam ndeshjen, meritonim të fitonim. Ishim të pafat dhe më vjen keq që humba penaltinë e parë. Nuk doja t’a humbisja sot. Por e dija që do të ndodhte një ditë herët a vonë. Ishte një ndeshje intensive, polt duele. Ne dilnim mirë në zonën e Napolit, por nuk arinim të shënonim.

Jemi ende po ata, po ky Inter. Skuadrat e tjera mund të jenë forcuar, por ne jemi përmirësuar. Dy ndeshje radhazi, një me Arsenalin e një kundër Napolit, normal që nuk është e lehtë.”, u shpreh Calhanoglu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga