
Kristjan Asllani
Mbrëmjen e djeshme, “ëndrra” e Interit për tripletën këtë sezon u shua. Skuadra zikaltre u eliminua nga Kupa e Italisë nga Milani pasi kuqezinjtë i mposhtën me rezultatin e pastër 3-0.
Një humbje kjo që nuk është përtypur lehtë nga drejtuesit e Interit, të cilët kanë marrë një vendim për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Siç raporton eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të largohet nga zikaltrit në fund të këtij sezoni.
Në kampin e Interit janë të zhgënjyer nga paraqitjet e 23-vjeçarit kuqezi dhe kanë marrë vendimin ta shesin. Bashkë me Kristjan Asllanin është i sigurt edhe largimi i Mehdi Taremin.
Poll