Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Leao i vetmi që u përpoq", Fabio Capello kritikon Milanin: Ekipi nuk vrapon, paraqitje e dobët ndaj Feyenoord

Shkruar nga NEWSPORT
"Leao i vetmi që u përpoq", Fabio Capello kritikon Milanin:
Fabio Capello

Fabio Capello ka folur në një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport” ku ka analizuar situatën e Milanit në kampionat dhe në Champions.

Tekniku i mirënjohur italian kritikon milanistët dhe trajnerin aktual portugez. Sipas tij, Conceicao ka fajet e tij për hgënjimet e kuqezinjve.

“Nevojitet një ekip që vrapon. Ndaj Feyenoord nuk ishte një zgjidhje e lehtë dhe u pa në fushë. Milani vuajti shumë dhe krteu një paraqitje jo të kënaqshme.

Takimi u nënvlerësua pak a shumë ashtu siç ndiohi dhe ndaj Empolit.

Ndeshjet  e MIlanit shpesh ndikohen nga gabime individuale. Portieri i komplikoi gjërat. Sivjet, ka gabuar shumë. Klubi duhet të kontrollojë lojën.

Leao ndoshta është i vetmi që ka tentuar të bëjë diçka. Nuk e di sa faji ka Gimenez. Meksikani nuk shkëlqeu në Holandë.

Dyshja e mesfushës Fofana dhe Rejinders u munduan. I gjithë sistemi kolektiv pati faji”, u shpreh Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga