Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largohet nga Milani pas dy dekadash, mbrojtësi i thotë lamtumirë "klubit të zemrës"

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet nga Milani pas dy dekadash, mbrojtësi i thotë lamtumirë
Davide Calabria, AC Milan

Një nga lojtarët aktual që ka më shumë eksperiencë e kjo fal viteve të kaluara në Milano tek AC Milan është padyshim Davide Calabria. Mbrojtësi ka 18 vite në kampin “Rossoneri” dhe mund të thuhet se është një veteran në ekip me plot gojë. Mirëpo e ardhmja në horizont nuk duket të jetë me ngjyrat kuqezi.

Italiani ka vendosur që të ndajë rrugët me dashurinë e zemrës së tij pas afërsisht 2 dekadash. Largimi pritet të ndodh në verë ose që në dimër nëse në tavolinën e Ibra-s do të vijë një ofertë e duhur. Klubi milanist po parashikon që tani se kush do të jetë pasardhësi i Calabria-s në taë pozicion. Futbollisti ia komunikuar klubit vendimin dhe drejtuesit nuk kanë nguruar të hidhen në sulm për një transferim të mundshëm.

Kapiteni i Milan-it kishte kohë që i kishte pezulluar diskutimet për rinovim dhe e ardhmja dukej qartazi jashtë qytetit italian. Mbrojtësi mund të transferohet në Turqi tek Galatasaray, siç bëri Zaniolo kur u largua nga Roma ose një destinacion shihet dhe Marseille, ku tekniku De Zerbi e pëlqen bashkëkombasin e tij për prapavijën e skuadrës që po rindërtohet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga