
Juventus / Weah, McKennie dhe Vlahovic
Në prag të derbit të qytetit mes Torinos dhe Juventusit në kampionat, nuk ka aspak lajme të mira për Thiago Mottën. Trajneri i bardhezinjve me shumë mundësi mund të shkojë në këtë sfidë pa dy titullarë të formacionit.
Sulmuesit Francisco Conceicao dhe Dusan Vlahovic kanë punuar në stërvitje veçmas nga ekipi i tyre. Nëse sulmuesi serb nuk arrin të rikuperohet plotësisht, rolin e sulmuesit të parë mund ta bëjë Nico Gonzalez.
Në mbështetje të tij pritet të jenë Mbangula, Yildiz dhe Timothy Weah. Nga minuta e parë për Juventusin në derbi është i gatshëm të nisë Dogulas Luiz.
Poll