
Juventusi do të presë Udinesen në shtëpi të dielën në mbrmëje në orën 20:45 në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Serie A. Bardhezinjë kërkojnë me patjetër një fitore për të siguruar edhe më shumë veten në zonën Champions.
Në prag të këtij takimi, trajneri i “zonjës së vjetër” Igor Tudor, ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Ekipi është mirë dhe është stërvitur, patëm kohë të punonim. Sot në mëngjes i pashë mirë djemtë. Për mua ne bëjmë një punë të mirë duke pasur parasysh të gjitha problemet që patëm.
Kemi luajtur dy ndeshje me 10 lojtarë. Luajtëm një ndeshje të mirë kundër Parmës dhe nuk meritonim të humbisnim. Gjithmonë duhet të jemi kërkues dhe gjithmonë të përpiqemi të fitojmë.
Ndaj Udineses do të jetë një ndeshje super e vështirë ku nuk mund të bëjmë gabime.
Kur erdha këtu, skuadra ishte në një gropë të madhe. Ekipi ishte në një moment të vështirë dhe falë punës tonë ata dolën nga kjo situatë në një kohë të shkurtër”, u shpreh Tudor.