
Antonio Conte
Napoli triumfoi 2-0 ndaj Torinos, sfidë e vlefshme kjon për javën e 34-të të Serie A. një fitore kjo që falë humbjes së Interit, tashmë napolitanët kanë rimarrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Me 3 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Pas këtij triumfi ka folur Antonio Conte. Timonieri i napolitanëve ka theksuar se tashmë gjithçka është në duart e tyre, teksa janë edhe 4 ndeshje drejt fundit.
“Kanë mbetur katër hapa. Është gjithçka në duart tona. Kemi 74 pikë dhe jemi afër sigurimit të Ligës së Kampionëve. Scudetto do të ishte shpërblimi më i madh”, ka theksuar shkurtimisht italiani.
Poll