
E ardhmja e Kristjan Asllanit po merr trajtën e një “ekuacioni me disa të panjohura”. Janë disa klubet të interesuar për mesfushorin e Shqipërisë, por deri në këtë pikë ka mungura dëshira e lojtarit për t’u zhvendosur.
I fundit në listë që ka hedhur “grepat” për Asllanin përkon me Real Betis, të cilët ofruan deri në 10 milion euro. Por kërkesat e klubit zikaltër janë të larta, e përkthyer 20 milionë euro.
Siç raporton së fundmi “Sky”, bordi i Interit dhe trajneri Cristian Chivu pasditen e sotme kanë mbajtur një mbledhje për 2 orë e gjysmë ku janë diskutuar objektivat për afrime dhe lojtarët që do të largohet.
Nga mediat italiane po përflitet gjithmonë e më shumë se Kristjan Asllani nuk është më në plane dhe shefat po punojnë ti gjejnë mesfushorit kuqezi një tjetër destinacion, sikurse të ardhura të mjaftueshme nga ky largim.