
Lagimi i Thiago Mottës nga stoli pak para sfidës së fundjavës ndaj Genoas, ka sjellë një tjetër ftymë në kampin e Juventusit. Trajneri i ri i “zonjës së vjetër” Igor Tudor do të luajë me një formacion krejtësisht të ndryshëm në krahasim me italianin.
Sipas mënyrës së taktikave të kroatit, Juventusi do të dalë në fushë të shtunën në mbrëmje me formacionin 3-4-2-1. Në portë do të startojë Di Gregorio, ndërsa treshja e mbrojtjes mund të përbëhet nga Veiga, Gatti dhe Kalulu.
Në qendër të mesfushës pritet të startojnë Locatelli dhe Khephren Thuram. Në krahët e mesfushës mund të startojnë Cambiaso dhe Weah. Ndërsa Koopmeiners dhe Kenan Yildiz do të jenë në mbështetje të Vlahovic. Ky i fundit është zgjedhja e parë e Tudor përpara Kolo Muanit, i cili tashmë mund të zërë stolin pas largimit të Mottës.