
Interi do të rikthehet në fushën e lojës ditën e nesërme, për të luajtur javën e parë të Serie A përballë Torinos. Në prag të sfidës së nesërme, trajneri Cristian Chivu ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Kemi punuar mirë dhe kur je i sinqertë për punën që ke bërë në çdo aspekt, nuk duhet të kesh frikë. Gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën për të arritur qëllimin tonë. Mentaliteti është i rëndësishëm.
Torino? Ata kanë ndërruar trajnerë, por struktura mbetet e njëjtë. Gjithmonë ekziston faktori i panjohur se kush është trajneri i ri, por duke njohur Baronin të cilin e respektoj shumë, pres që Torino të vijë dhe të luajë lojën e saj.
Ata nuk kanë asgjë për të humbur në letër, janë një ekip i strukturuar mirë dhe të shëndetshëm”, u shpreh Chivu.